Artikulli i medias franceze, Shkullaku: Një sinjal i fortë edhe për Parisin zyrtar ndaj politikës së Ramës

0
108

Artikulli i medias së madhe franceze MediaPart, që e cilëson Edi Ramën si autokrat dhe që e kritikon perëndimin për qëndrimet ndaj tij dhe ndaj asaj që po ndodh në Shqipëri, ishte edhe tema e diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë bisedës në studio, analisti Armand Shkullaku deklaroi se, ky artikull është një sinjal i fortë edhe për qeverinë e Parisit, për qëndrimet e tij ndaj politikës së Edi Ramës në Tiranë.

‘Artikulli është i rëndësishëm për faktin se pohohet nga një media autoritare, e themeluar nga gazetarë dhe është një media e pavarur, por që ka ndikim në qarqet më të larta të politikës dhe qeverisë në Francë.

Është e rëndësishme për faktin, se ajo media thotë atë që ne kemi thënë gjithmonë; që si amerikanët dhe perëndimorët, bëjnë pazar në kurriz të të drejtave tona, duke mbështetur një regjim që të kryejnë punët e tyre.

Duan të sjellin muxhahedinë, punë e madhe se ca shqiptarë nuk kanë demokraci.

Duan të sjellin afganë, punë e madhe se lideri i opozitës është në burg.

Duan të sjellin armë kimike, punë e madhe se nuk ka liri shprehje dhe Shqipëria renditet e fundit për lirinë e medias dhe është një demokraci hibride.

Këtë e thonë që në titull.

Pra mbështetet një autokrat për hir të interesave të perëndimit.

Çfarë ka perëndimi që sheh te ky, thjeshtë mbaron punët e veta.

Këtë e kemi thënë me kohë, por fakti se e thotë një media e këtij niveli.

Çfarë do të thotë kjo?

Zakonisht në politikë veprohet në këtë mënyrë; shtetet nëpërmjet diplomacisë, shtete të ndryshme i kryejnë punët e tyre pavarësisht informacioneve që kanë nga burime të inteligjencës.

Nuk besoj se ka në Amerikën apo në Europë, një njeri që nuk e di se këtu bëhet trafik kokainë, këtu politikanët janë të lidhur me mafian dhe gjysma e atyre që janë në funksionet publike janë kriminelë dhe banditë.

Kjo funksionon si linjë me vete dhe diplomacia më vete.

Kjo fillon të trazohet kur media me autoritet si MediaPart, Le Mond në Francë, Corriere në Itali, Nju Jork Times apo Uashington Times në Amerikë, nisin të kritikojnë jo më Edi Ramën, por qëndrimin e perëndimit ndaj Edi Ramës apo ndaj çdo qeverie të ngjashme, siç ishte dhe shkrimi i Nju York Times kundër Vuçiçit.

Çfarë do të thotë? Do të thotë se ambasada franceze nesër nuk mund të mos e përfillë një media me këtë autoritet.

Nëse nesër pas shkrimit të MediaPart një gazetar i Le Monde, Le Figaro, thotë, prit se nuk qenkan vetëm këto Maldivet shqiptare, por paska dhe ca probleme të tjera. Nëse vjen dhe Le Monde, Le Figaro kjo e detyron diplomacinë dhe marrëdhëniet shtetërore të hedhin hapa të tjerë.

Ky është edhe një sinjal edhe për Parisin zyrtar, prit se jo gjithçka është Maldive dhe rozë që kryeministri ekstravagant ka aq sharm, sa me sharmin e tij të mund të trullosin aq shumë sa këtu të mos shohi, që këtu po bëhet një spastrim politik i opozitës, po u mbyllet goja medieve dhe këtu është instaluar plotësisht një regjim’, tha Armand Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here