Shkrimi i medias franceze, Abilekaj: Hera e parë që i thonë që në titull ‘autokrat’

0
172

Gjatë diskutimit të artikullit të shkrimit të medias së madhe franceze MediaPart, kundër Edi Ramës që ja rëndit të gjitha skandalet dhe që në titull e cilëson autokrat, analisti Enton Abilekaj deklaroi se është hera e parë që në një artikull/media të huaj ka akuza direkte.

‘Ky shkrim prishi komoditetin, duke qenë edhe media serioze. Ka pasur edhe disa shkrime të mëparshme edhe në media gjermane.

Kjo është hera e parë që në titull i thonë autokrat dhe termi autokrat është shumë i rëndësishëm.

Këtu kemi akuza direkte dhe vënien përballë të qeverive perëndimore, ndaj një qeverisje të tillë.

Kjo është e reja që mund të sjellë një ndryshim në politikë ndaj Shqipëri.

Ka një politikë perëndimore që është e trashëguar nga vendet të cilat janë antiperëndimore, që ata e implementojnë edhe në Shqipëri.

Nëse ata në një vend antiperëndimor, mbështetin një diktator, autokrat, sepse nëpërmjet tyre ata mbyllin punët e tyre, pavarësisht urrejtjes popullore, në Shqipëri nuk mund ta bëjnë këtë’, tha Enton Abilekaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here