Lëshimi i raketës, BE dënon ashpër aktin e Koresë së Veriut: Provokim Skandaloz

0
150

Shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini dënoi sot lëshimin e një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut si një “tjetër provokim skandaloz”, duke vlerësuar se ky veprim rrit më tepër mundësinë e miratimit të sanksioneve të reja evropiane.

 

 

“Raketa me rreze të mesme veprimi kaloi hapësirën e Japonisë duke u rrëzuar më pas në Paqësor, duke përshkuar një trajektore prej 3.700 kilometrash, si një provokim i ri skandaloz. Siguria e fqinjëve pranë territorit të Koresë së Veriut, të rajonit edhe më gjerë dhe komuniteti ndërkombëtar është në tërësinë e tij i kërcënuar”, u shpreh Mogherini në një deklaratë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian shprehu solidaritetin e BE me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ajo kërkoi që Pheniani të ndalë provokimet e pamatura dhe të braktisë programet e armatimit bërthamor dhe të shkatërrimit në masë si dhe të raketave balistike”, të ndaluara nga disa rezoluta të OKB.

Raketa u lëshua nga një zonë në afërsi të Phenianit, më pak se një javë pas miratimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB të një pakete të tetë sanksionesh për të bindur vendin e izoluar për të hequr dorë nga programet e saj balistike dhe bërthamore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here