Sërish probleme te QSUT/ Pas zjarrit, godina mbushet me tym, transferohen shërbimet

0
77

Këtë të Shtunë, vetë QSUT konfirmoi se në katin -1 të godinës së Spitalit Qendror u konstatua tym. Situata e sotme, sipas të njëjtave burime, erdhi “si pasojë e defektit teknik në një nga dhomat e shërbimeve teknike 6 ditë më parë”.ç

Nga tymi nuk janë raportuar probleme me shëndetin të pacientëve apo personelit, sipas vetë spitalit. QSUT bën me dije se u morën masat për mos përhapjen e tymit në ambientet e shërbimit të urgjencës si dhe është “bërë sigurimi i pacientëve të shtruar duke e vijuar shërbimin ndaj qytetarëve”.

Megjithatë, zjarri i rënë një javë po vijon të shkaktojë probleme përsa i përket dhënies së shërbimit në këtë spital. Disa prej shërbimeve shëndetësore që me herët jepeshin te Nënë Tereza, tanimë janë transferuar në spitale të tjera.

QSUT kujton se bë bazë të një urdhri nga Ministria e Shëndetësisë, shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është transferuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe te “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brendshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial. Urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Shërbimin neurovaskular QSUT, ndërsa urgjencat e tjera neurologjike te “Shefqet Ndroqi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here