Mbledhja e përbashkët e opozitës/Boçi: Zgjerimi duhet të vazhdojë, ka ende koka të nxehta brenda nesh

0
127

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se bashkimi i 43 deputetëve të opozitës në një tryezë të përbashkët u diktua nga disa faktorë. I ftuar në A2 CNN, ai theksoi se zgjerimi duhet të vazhdojë duke shtuar komunikimin mes tyre.

“Rrethana ka të caktuara, gjithmonë për ngjarje të mëdha ka rrethana të vogla që e shtynë ngjarjen përpara. Presioni i elektoratit ka qenë i madh që bashkimi të realizohej. Ky zgjerim duhet të vazhdojë, komunikimi duhet të vijojë dhe me pjesën tjetër, përveç atyre përjashtimeve. Ka ende koka të nxehta brenda nesh dhe këto duhet të ftohen dhe ky bashkim është i domosdoshëm”, tha Boçi.

Më tej, Boçi vlerësoi se mbledhjet e tilla mes deputetëve duhet të bëhen në selinë e Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here