Prostitucion në mes të ditës tek Kthesa e Kamzës, shqetësim për banorët (FOTO)

0
165

Që ka femra që ushtrojnë prostitucionin në Shqipëri kjo nuk diskutohet, por pjesa më e madhe mundohen të punojnë në fshehtësi dhe klientët e tyre i mbajnë me shumë kujdes që të mos bien në sy. Një banor i zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës” apo “Pallati i verdhë” denoncon këtë rast. Ai thotë se femrat dalin në mes të ditës dhe ushtrojnë këtë profesion duke shqetësuar edhe lagjen.

Ai i kërkon shtetit që të ndërhyjë që të miratojë ligjin për shtëpitë publike ose të ashpërsojë ligjin e prostitucionit.

“Kjo foto esht ber ne vendin e çuajtur pallati verdhe te kthesa e Kamzes. Shikoni si presin klientin e rradhes per ti marr. A nuk esht absurte qe te shikosh prostitutat mes te ditesh, perbadh pallatit ku un jetoj me familjen time te ushtrojn profesjonin. A nuk duhet te ndërhyj shteti dhe ti japi zgjidhje ketij problemi qe shqeteson nje pallat ose me mir nje lagje te tere. Ose te miratoj ligjin per shtepi publike ose te ashpersoj ligjin e prostitucionit”, ky denoncim vjen nga një banor i kësaj zone.

Ai thotë më tej se më parë këto vajza përdornin një lokal, nga i cili i kanë përzënë dhe tani kanë zgjedhur këtë rrugë si pikë takimi me klientin.

“Me par nuk dilnin aty te rruga, rrinin te nje lokal qe esht posht pallatit. Nga lokali i kan perzene, ato punojne me shum me njohjet qe kane krijuar. Ne stacjon dalin per te prit klientin, nuk kan orar fikse. I marrin ne tel dhe dalin. Un jam ankuar dhe ne polici per kete situat por akoma asgje”, tha ndër të tjera ky banor.

Pas këtij denoncimi, i mbetet policisë të hetojë sesi qëndron e vërteta e kësaj situate dhe nëse bëhet fjalë për një rrjet prostitucioni.

pros3 pros1 pros2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here