Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e martë

0
70

Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore.

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here