Berisha në Has: Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë dhe do t’i rikthejmë edhe tek shqiptarët sepse ne besojmë

0
131

Ne Has Sali Berisha foli edhe per situaten brenda PD-se, ku tha se u rivendos me mund e pune normat e lirise nbrenda partise dhe sipas tij keto do te rikthehen edhe tek shqiptaret.

‘Të dashur miq, unë vij sot këtu për të paraqitur para jush, para hasjanëve dhe hasjanëve në Has dhe kudo që janë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veccantë, me bindjen më të thellë se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me këtë akt, me primaret ne u ndamë në mënyrë përfundimtare nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne rivendosëm formën më të drejtë të zgjedhjes dhe përfaqësimit, formën e vullnetit të lirë të qytetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të PD.
Kudo që shkojmë, ne paraqesim kandidatët e lirisë, Miftari, Admiri dhe Besniku në Tropojë, kandidatet dhe kandidatët tanë janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë. Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë, ne do i rikthejmë te shqiptarët se ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë, është i zoti të transformojë, ndryshojë, zhvillojë, të ecë përpara të ndërtojë të ardhme, ndaj dhe ne mbetemi të vendosur në linjën tonë.
Unë gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira, ndershmërinë tuaj ekzemplare, atdhetarinë tuaj më të flaktë, shpirtin tuaj punëtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, votën tuaj do ta kthejë në shërbime ndaj jush, në projekte për zhvillimin e Krumës dhe të gjithë Hasit. Do ta kthejë në një vizion të qartë në mënyrë që të bëjë Hasin dhe Krumë, qytete dhe vende të mira për të jetuar, për të ndërtuar të ardhmen, ju dhe fëmijët tuaj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here