11 propozimet për heqje dhe ulje taksash në Bashkinë e Tiranës/ Blushi: Përfitimi për qytetarët dhe bizneset është 50 mln euro !

0
228

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi prezanton 11 propozimet për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash në Bashkinë e Tiranës : Përfitimi për qytetarët dhe bizneset është 50 milion euro.



Sistemi fiskal i Bashkisë së Tiranës ështëkarakterizuar nga një rritje e numrit të tatimevedhe të tarifave. Për këtë Partia e Lirisë, propozon :

1. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturëpër zonat malore.

Anulimi i kësaj takse, që aktualisht është 3% e vlerës së investimit, është e domosdoshme për të ulurbarrën fiskale për ndërtimet në zonat malore të Tiranës. Gjithashtu është e nevojshme për tëstimuluar e mbështetur zhvillimin e turizmit.  

2. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturëpër ndërtimet që legalizohen.

Vendosja e kësaj takse në masën 0.5% të vlerës së investimit ka shtuar barrën fiskale te qytetarët qëkërkojnë ende të legalizojnë banesat e tyre.Gjithashtu nga pikëpamja e konceptit të vendosjes sëkësaj takse, ndërtimi i një banese që kërkohet për tu legalizuar është përfunduar.

3. Anulimin e taksës së përkohshme tëinfrastrukturës arsimore.

Anulimi i kësaj takse do të sillte një përfitim në 0.93 miliardë lekë ose në rreth 9 milion euro në vit për qytetarët dhe biznesin. Kjo taksë është një barrë e shtuar për qytetarët dhe biznesin, pa harruar se 7 vitet e aplikimit, fondet e mbledhura nga kjo taksë(50 milion euro) nuk janë përdorur për ndërtimin e shkollave, por qartazi janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, për të cilën keni kërkuar edhe nisjen e njëauditimi të plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

4. Anulimin e kontributit të subjekteve private me fondin social në lekë duke kaluar në kontribut mem2 në objekt.

Anulimi i kësaj takse, që është një barrë e shtuar për ndërtuesit, gjykohet që është i arsyetuar se jo vetëmqë rritet kosto për ta dhe rrjedhimisht edhe për çmimin e banesave, por dhe për arsye se Bashkia e Tiranës ka dështuar për t’i përdorur këto fonde për ndërtime sociale. Të ardhurat nga kontributi i subjekteve private në fondin social arrijnë në rreth 18.3 milion euro. Por konkretisht, për vitin 2022 nga Bashkia e Tiranës nuk u realizua asnjë investim për ndërtim të banesave sociale, pavarësisht se u mblodhën kontributet nga subjektet private.

Sistemi fiskal tregon një rritje të lartë të barrës së taksave dhe tarifave për qytetarët dhe bizneset në Tiranë. Për këtë arsye Partia e Lirisë, propozon :

1. Ulje me 50% të nivelit të taksës tabelës për efekt reklamimi në formën elektronike, nga 90 mijë lekë m2/vit që është aktualisht, në 45 mijë lekë m2/vit.

Rritja e nivelit saj takse 90 mijë lekë përm2/vit ka shtuar barrën fiskale r biznesin. Propozimi ynë është përgjysmimi i nivelit të saj në 45 mijë lekë.

2. Ulje të nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% që është aktualisht, në 2 deri 4% të vlerës së investimit.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesa, shërbime, r aktivitet ekonomik, etj., është rritur ndjeshëm për shkak se taksimi nga 2-4% të vlerës sëinvestimit u rrit 8%. Por dhe për shkak të llogaritjes së saj mbi bazën e vlerës së kostos në vlerën e investimit.

Niveli i saj takes llogaritet është rritur mbi 10 herë.

Propozimi ynë është të rikthehet niveli i taksës nënivelin fillestar në 2 deri 4%. Nga ky propozim do të përfitohet një ulje e barrës fiskale për bizneset në rreth 2 deri në 3 miliard lekë, ose në rreth 25 milion euro. Me ndikim në uljen e kostos dhe përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

3. Përgjysmim tarifës së pastrimit për bizneset. Nga 5750 lekë për biznesin e vogël që është aktualisht,2875 lekë. Nga 108.100 lekë për shitje me pakicë dhe 115.000 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP, të bëhen 54.050 lekë për shitje me pakicë dhe 57,500 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP.

Bashkia e Tiranës duhet të argumentojë që niveli i tarifës së pastrimit i përgjigjet kostos për pastrimin e qytetit. Niveli i tarifës së pastrimit ëshrritur mbi 2.6 herë për biznesin e vogël dhe të madh. Propozimiynë është përgjysmimi i kësaj takse me një përfitim për bizneset në 0.9 miliard lekë ose në rreth 9 milion euro

4. Reduktim të tarifës për marrjen e një leje punimi, nga 1% të investimit për leje ndërtimi që është aktualisht, në 0.5% të investimit. Si dhe nga 10 lekë për m2 për leje zhvillimi që është aktualisht, në 5 lekë/m2.

Kjo tarifë është rritur shumëfish krahasuar me niveline mëparshëm. mos harrojmë se vitin 2011 tarifa për marrjen e një leje zhvillimi apo ndërtimiishte e njëjtë dhe fikse, vlerën 500 lekë. mandatin e dytë Veliajt, tarifa për leje zhvillimi u rrit 10 lekë për m2, ndërsa për leje ndërtimi u rrit 1% vlerës investimit. Kjo ka ndikuar në rritjen e barrës si për qytetarët dhe për biznesin. Ndaj propozimi ynë konkret është ulja e nivelit të tarifës 0.5% të investimit për leje ndërtimi dhe 5 lekë/m2 për leje zhvillimi. Nga kjo ulje qytetarët dhebizneset do të përfitonin në vit rreth 2.4 milion euro.

5. Reduktim tarifës për nien e hapësiravepublike, nga 200 – 1500 lekë/m2 ështëaktualisht, 100 – 750 lekë/m2

Kjo tarifë është rritur mbi 10 herë për bizneset, vitin 2011 i paguanin Bashkisë Tiranës 150 lekë/m2, ndërsa pas vitin 2019 paguajnë 1500 lekë/m2. Propozimi është përgjysmimi në 50% tënivelit aktual të tarifës me një përfitim në 175 milionlekë për bizneset ose në rreth 1.6 milion euro.

6. Ulje me 50% tarifës së parkimit publik.

Parkimi dhe gjobat arbitrare të policisë bashkiake janë një nga problemet kryesore të qytetarëve të Tiranës, veçanërisht në kushtet e një trafiku të çmendur, që ende nuk ka marrë një zgjidhje. Territori i Bashkisë Tiranë është duke u zhvilluar çdo ditë dhe sipas statistikave vetëm 1% e makinave mund të gjejnë vend parkimi publik falas. Në situatën aktualeku janë ngushtuar hapësirat për parkim publik papagesë, propozojmë përgjysmimin e tarifës. Nga kjoulje do të përfitojnë qytetarët në rreth 310 milion lekëose në 3 milion euro.

7. Reduktim të çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë vijon të jetë prezente pavarësisht premtimit të Erion Veliaj për garantim të ujit të pijshëm 24 orë, me « cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje », që rezultoi një mashtrim i madh. Nga qendra në periferi, kryeqyteti sot në të katërta stinën « thahet » për ujë të pijshëm dhe rritja e çmimit, që u premtua se do të përkthehej në investime moderne në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve rezultoi gënjeshtër. Rritja me 40% eçmimit të ujit për abonentët familjarë pa analizuargjendjen sociale të familjeve të Tiranës ka rënduar më tej dherkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike. Ndaj sa kohë që rritja e çmimit nuk solli ndryshim të prekshëm të furnizimit të tyre me ujë të pijshëm, propozojmë uljen e çmimit në 45 lekë/m3.  

Sistemi fiskal ka treguar një performancë të ulëtdhe evazion të lartë të mbledhjes së të ardhuravenga taksat në Bashkinë e Tiranës.

Një sistem fiskal me një performancë të ulët, evazion të lartë dhe gjithashtu me një kosto të lartëadministrative të mbledhjes së të ardhurave. Parashikimi i të ardhurave të veta për vitin 2024 tregon sërish që Bashkia e Tiranës ka një performancë të ulët të mbledhjes dhe parashikimit të realizimit të të ardhurave duke konsideruar rritjen e lartë të shkallës tatimore të taksave dhe tarifave. Performanca e ulët është tregues i keqadministrimit dhe i evaziont fiskal. Përfitimi i qytetarëve dhe biznesit nga ulja e barrës fiskale në vlerën rreth 50 milion euro, propozojmë të kompensohet nga rritja e performancës dhe uljes së evazionit në mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, të taksës sëpronës, taksa e tabelës, tarifa e pastrimit, tarifa e zënies së hapësirës publike, si dhe nga tarifa e parkimit. Propozime që do t’i jepnin frymëmarrje buxheteve familjare dhe të biznesit në kushtet aktuale të pasojave të krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të shportës, energjisë elektrike dhe karburanteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here