PL: Veliaj 74% të buxhetit për administratën dhe betonin, vetëm 16% për zhvillimin ekonomik

0
241

Partia e Lirisë ka mbledhur sot Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë, një takim me pjesëmarrjen e kryetarit Ilir Meta.

Endrit Braimllari, Nënkryetari i PL dhe këshilltar i saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e vuri theksin tek ndarja abuzive e fondeve të buxhetit të kryeqytetit në vitin 2024 me firmën e kreut të bashkisë, Erion Veliajt.

“Tirana është kthyer në një kryeqytet betoni, – tha ai, – me mungesë të hapësirave publike dhe çmime të larta. Veliaj do të menaxhojë një buxhet prej 330 milionë eurosh për vitin 2024, ku fokusi i tij kryesor janë shpenzimet për administratën, shpenzimet për transportin publik, shpenzimet për menaxhimin e mbetjes dhe arsimit që zënë rreth 74% të buxhetit, ndërsa shpenzimet për mbështetjet ekonomike, ku përfshihen këtu iniciativat rinore, angazhimet e një sektori ekonomik në të gjithë Tiranë, shpenzimet për bujqësinë, shpenzimet për kujdesin social, për strehimin social zënë rreth 16% të buxhetit.

Pra gjithë jeta e zhvillimit ekonomik të Tiranës, Erion Veliaj e ka vendosur në 16% të buxhetit për të shpenzuar, ku fokusin kryesor e ka tek administrata, tek betoni, se aty ai përfiton drejtpërdrejt në kurriz të qytetarëve,” nënvizoi Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here