Domate kundër plakjes

0
154

tomatoesVeç të mirave shëndetësore, domatja mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e pamjes rinore, duke penguar plakjen e lëkurës.

Kjo perime në të vërtetë është e pasur me një substancë të quajtur likopen, ajo e cila ia jep edhe ngjyrën e kuqe asaj. Efekti më i vlefshëm i likopenit është se bllokon veprimin e radikaleve të lira, të cilat janë substanca që trupi ynë i prodhon si mbetje.

Radikalet e lira, në mesin e efekteve negative, nxitin plakjen e lëkurës duke dëmtuar qelizat. Veç kësaj, ato nxitin dhe shtojnë gjasat e prekjes nga lloje të ndryshme të kancerit. Në këtë aspekt, domatet janë shumë të çmuara për bukurinë e lëkurës është një armë efikase në parandalimin e kancerit. Sipas ekspertëve, edhe më efektive se domatja e freskët në këtë aspekt,

Si të përgatisni koncentratin e domates?

E gjitha çfarë duhet të bëni për të nxjerrë më shumë likopen nga domatja, është ta zieni atë dhe ta përfshini të zier në ushqimin tuaj. Kur domatja zihet, nxehtësia bën që uji përbërës i saj të avullojë duke i lënë në nivel më të përqendruar përbërësit tjerë ushqimorë, në mesin e tyre edhe likopenin. Në këtë mënyrë ju fitoni një koncentrat domatesh që ka në përbërjen e saj 10 herë më shumë likopen se sa domatja e freskët.

Dobitë të tjera të domates

Sipas studimeve italiane, domatja ka edhe të mira të tjera shëndetësore, veçanërisht sepse është e pasur me shumë vitamina dhe kripëra minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë.

Prej përbërësve me të cilat është pasur kjo perime janë:

Kaliumi – i cili është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut

Kalciumi – i cili është i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta

Hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve, dhe

Fibrat – lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit tretës si dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e peshës normale. mjeku.net.

 

 

Barnat që ju shtojnë kile të tepërta

Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen. Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është simptomë kur janë të përshkruara për drogë, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera. Disa barna shtojnë oreksin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera… Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave. Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale). Prandaj, kini kujdes se çfarë merrni dhe në çfarë doze.

Lista e barnave që sjellin deri te pesha e tepërt:

Barnat për alergji – Posaçërisht ato që përmbajnë ‘diphenhidramin’ që shkakton përgjumje momentale.

Antidepresivët – Disa antidepresivë ndikojnë në disponimin tuaj, ashtu që ua shtojnë apetitin për ushqim. Porsa të vëreni ndryshimin e shprehisë në ushqim, kërkoni që t’jua ndërrojnë medikamentet e ordinuara.

Kontraceptivët – Barnat për kontrollimin e lindjeve lehtë çojnë deri te grumbullimi i kilogramëve, sepse kanë tendencë të shkaktojnë fryrje dhe mbajtje të lëngjeve. Zgjidhni tabletat që kanë më pak estrogjen dhe progesteron.

Tabletat për gjumë – Këto tableta mund të jenë shkaktarë kryesorë pse po trasheni. Prandaj mos i blini sipas dëshirës, por vetëm me rekomandim të mjekut.

Barnat për migrenë – Ju nxisin që të hani më shumë. Oleanzipina dhe natrium valproati mund të bëjnë që të shtoni në peshë.

Steroidet – Shumë steroide që janë në dispozicion mund të bëjnë që të ndiheni jashtëzakonisht të uritur. Në fakt, steroidet janë mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar apetitin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency