Emra të bujshëm/ Roberto Carlos dhe Senol Gunes, kandidatë për stolin e Kosovës

0
298

Senol Gunesh, është një prej kandidatëve për ta drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Kështu kanë raportuar ditën e sotme mediat në Turqi.

“Aspor” shkruan se trajneri turk, Gunesh ka marrë ofertë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

 

Sipas sajtit turk, krahas Gunes në listë FFK-ja e ka edhe Roberto Carlos.

 

“Senol Gunes-it i ka ardhur një ofertë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Thuhet se së bashku me Senol Gunes në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlos, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan ndër të tjera sajti turk.

 

Gunes ka një karrierë të jashtëzakonshme si trajner.

 

Ai e ka udhëhequr Kombëtaren e Turqisë më parë, në dy periudha.

 

71-vjeçari ka qenë trajner në disa skuadra turke, ndër to edhe gjiganti Beshiktash.

 

Kështu shkruajnë mediat turke këtë të diel, duke shtuar se Federata e Futbollit e Kosovës e ka në listë edhe Roberto Carlosin.

 

Ky i fundit ka një karrierë të madhe si futbollist. Ka luajtur për Kombëtaren e Brazilit dhe gjigantin botëror, Real Madrid.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here