Rama jep 1.7 milionë euro për inceneratorët, fondi ishte parashikuar për ujë e kanalizime

0
121

1.7 milionë euro ka shtuar qeveria Rama për menaxhimin e mbetjeve. Mesa duket inceneratorët janë prioriteti kryesor i qeverisë, edhe pse vendi po përballet me një krizë ekonomike. Fondi ishte parashikuar për furnizimin me ujë dhe kanalizimet.

Në kohën kur vendi pritet të përballet me përmbytje masive për shkak të reshjeve të stinës së vjeshtës, dhe qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre ndonëse janë pagues të rregullt, qeveria Rama merr vendimin që rreth 1.7 milionë euro të parashikuara për investime në “Furnizim me ujë dhe kanalizime” t’i kalojë në “Menaxhimin e mbetjeve urbane”.

Inceneratorët mesa duket janë prioriteti kryesor i qeverisë Rama, ku në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shtojë fondin prej 1.8 miliardë lekësh për inceeratorët, duke bërë kështu një rishikim në buxhetin e vitit 2020.

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që firmën për këtë vendim ta hedhë zëvëndësi i tij Erion Braçe, ndërkohë mesa duket oligarkët e inceneratorëve mbeten shqetësimi kryesor i qeverisë, në një kohë kur vendi po përballet më një krizë të thellë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia, por edhe pasojat fatale të tërmetit të 26 nëntorit.

Opozita i ka propozuar qeverisë Rama planin me pesë pika për nxjerrjen e vendit nga kriza, ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha, nga qyteti i Durrësit denoncoi fondet që vendim qeverie do ti kalojnë inceneratorëve.

Në harkun kohor të 30 viteve inceneratorët pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit shqiptar rreth 400 milionë euro, të cilat privati do t’i përfitojë përmes partneritetit publik-privat.

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incenerimit që do të ndërtohen në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë .

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte.

Pas kallëzimit nga Nisma Thurje, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar hetimin për tenderët e inceneratorëve në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

SPAK po mbledh dokumentet nga institucionet publike dhe kompanitë private përfituese të këtyre tenderëve për të kryer verifikime nëse ka pasur apo jo elementë të veprës penale./ syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here