Berisha: Homazhe per Suzanne Wright!!

0
155

Ish- kryeministri Barisha me ane te nje shkrimi ne faqen e tij ne facebbok shpreh ngushelimet e tij per presidentem dhe bashkethemelueses te Fondacionit Autism Speaks, fondacionit me kryesor dhe me prestigjioz ne SHBA dhe ne mbare boten per autizmin.

Letra e Berishes!

Homazhe per Suzanne Wright!!
-Gruan qe ndryshojiboten dhe beri autizmin te flase ne mbare planetin.

Te dashur miq, dje, me nje meshe ne kathedralen madheshtore te Shen Patrikut te New Yorkut, familja, te afermit, bashkepuntoret, personalitete te shquara, miqte dhe admiruesit e saj nga mbare bota i dhane lamtumiren e fundit presidentes dhe bashkethemelueses te Fondacionit Autism Speaks, fondacionit me kryesor dhe me prestigjioz ne SHBA dhe ne mbare boten per autizmin.

Suzanne dhe bashkeshorti i saj Bob Wright, ish president dhe COE i rrjetit te mirrnjohur televiziv NBC, themeluan ne vitin 2005 Fondacionin Autism Speaks (Autizmi Flet), te cilin me energjine dhe perkushtimin e jashtezakonshem te tyre e shnderruan me shpejtesi ne fondacionin më me emer e më kryesor per Autizmin ne SHBA dhe ne mbare planetin.

Suzanne dhe Bob arriten te bejne autizmin, kete çregullim serioz te komunikimit te miliona vogelushve mjerisht me se shumti te lene ne heshtjen e tij te rende dhe te skajuar, ne nje çeshtje boterore. Suzanne dhe Bob ndermoren nga viti 2005 e ne vazhdim nje projekt 10 vjecar te ndergjegjesimit te familjeve, shoqerise dhe qeverive ne mbare vendet e botes per rendesine jetike te diagnozes se hershme te ketij cregullimi, kerkimin shkencor dhe trajtimin e suksesshem te tij.

Keta misionare te medhenj, me lobimin e tyre te fuqishm sollen problemin autizmit ne bote ne Asamblene e OKB, ne Capital Hill dhe ne Vatikan. Ata arriten qe OKB te shpalle 2 prillin diten boterore te ndergjegjesimit per Autizmin, Kongresi dhe qeveria amerikane te shumfishojne fondet per kete çregullim. Ata vet me Fondacionin Autism Speaks arriten te mbledhin mbi 500 milion dollar fonde per te ndihmuar femijet me autizem ne SHBA dhe ne mbare boten per te nxitur kerkimin shkencor ne fushen e autizmit dhe per perhapjen e metodave me moderne ne trajtimin e femjve me kete çregulim.

Susanne dhe Bob nisen perpjekjet e tyre fisnike per te ndryshuar qendrimin e botes ndaj familjeve dhe femijve me autizem ne vitin 2005 kur nipi i tyre Christian u diagnostikua me kete çregullim. Ata ishin te pasur shpirterisht dhe materialisht. Suzanne ndonese kishte çdo mundesi ju perkushtua vet personalisht Christianit te vogel. Ajo do ti thoshte ne vitin 2007 Lary King ne CNN se “ajo dhe bashkeshorti i saj themeluan Fondacionin Autism Speaks per te ndihmuar miliona e milona familje qe nuk pranoheshin ne komunitet dhe qe kishin nevoje per ndihme. Ato thjesht ishin injoruar, nuk kishin burimet qe te trajtonin autizmin”.

Lili dhe une kemi patur fatin te njihemi dhe priviligjin te gezojme nje miqesi te vertet me Suzanne dhe Bob Wright. Ata dhe fondacioni Autism Speaks ishin mbeshtetsit kryesor te perpjekjeve dhe suksesit te Qendres Rajonale per trajtimin e Autizmit ne Shqiperi. Me nje vleresim te madh per kete qender punen dhe suksesin e saj, Fondacioni Autism Speaks dha nje ndihme tejet te çmuar ne fushen e organizimit, kualifikimit te personelit, kerkimeve shkencore çka beri te mundur qe kjo qender te aplikoje edhe ne Shqiperi metodat, standartet me te mira ne trajtimin e femijeve me kete cregullim dhe te kualifikoje nje numer te konsiderueshem specialistesh nga Shqiperia dhe vendet e rajonit.

Ndarjen e saj nga jeta, pasi humbi betejen me kancerin e pankreasit, e njoftuan me vleresimet me te merituara mediat me te medha te SHBA. Me perkushtimin e saj te jashtezakonshem me enerigjine e nje force natyrale te miresise njerezore, Suzanne Wright u shnderrua ne nje shenjtore te gjalle te femijeve me autizem dhe ja doli te ndryshoje boten ne qendrimin e saj ndaj ketij çregulimi! sb

13872826_631821653645412_570141429598779508_n13887074_631821843645393_5081818036737184192_n13892330_631821966978714_8455744484302837192_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here