Deputetja e PD i përgjigjet ,Veliajt: Çadrën nuk e heqim, ti duhet të…

0
239

Kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj që PD-ja të heqë çadrën e protestës para kryeministrisë i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Në një prononcim për mediat, Vokshi u shpreh se ndonëse kjo çadër e ka tmerruar kryebashkiakun, kjo është zgjidhja e qytetarëve dhe jo e PD.

“Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD. Ne do të rrimë këtu dhe s’kemi për t’u larguar. Veliaj bën mirë të largohet nga posti i kryebashkiakut pasi ende s’ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës. S’ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s’kanë marrë rrogat”,- tha ajo.

Ajo më tej tha se, është Veliaj ai që duhet të largohet nga detyra dhe renditi arsyet pse duhet ta marrë këtë vendim. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjitha mediave. Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit. Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar”, shtoi Vokshi.

Kryebashkiaku Veliaj iu kërkoi sot demokratëve të zhvendosin çadrën me qëllim që të mos bllokojnë trafikun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here