Vangjel Dule: Beleri është i burgosur politik

0
195

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, është shprehur se kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është një i burgosur politik.

Komentet Dule i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama e ka përdorur politikisht çështjen, duke nxitur elementët nacionalistë. Ai tha gjithashtu se Belerin nuk e zgjodhi Berisha, por u zgjodh me propozim të OMONIA-s dhe PBDNJ-së.

“Belerin nuk e zgjodhi Berisha, por procedurat tona që i kemi prej vitesh. Në zonat tona ka një bashkëpunim të madh mes Omonias dhe PBDNJ. Kandidatura u propozua dhe koalicioni e pranoi. Është në nderin e Mitsotakis dhe e kundërta për Ramën, pasi Beleri është një i burgosur politik, jo i sistemit, por i Ramës. Rama nuk ka pushuar që para arrestimit të Belerit që të bëjë politikë, të ndërsejë pjesën nacionaliste të elektoratit. Mitsotakis e ka trajtuar në rrafshin e të drejtës. Mitsotakis është një kryeministër që ka vizituar trevat e minoritetit etnik grek dhe kjo e dallon nga kryeministrat e tjerë. Kemi çështjen Beleri dhe shumë çështje të tjera ndaj të cilave nuk ka pasur asnjë vëmendje. Kishim psh raportin që është një ngjarje madhore për të drejtat e komuniteteve. Përveç një konference shtypi, në Shqipëri nuk pati asnjë diskutim për këtë raport”, është shprehur Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here