LRE mbush 3 vjeç, Galdini: Ne ekzistojmë e qëndrojmë sepse besojmë në idetë e parimet tona

0
394

Në dt 24 tetor, Partia LRE Lëvizja e Re ka festuar 3 vjetorin e saj.
LRE ka lindur si parti e së djathtës humane në 24 tetor 2020 dhe qëndron e vendosur në aktivizmin e saj një parti opozitare.

Ditën e djeshme, LRE ka festuar 3 vjetorin, në Selinë e kësaj partie me pjesëbërjen e shumë drejtuesve dhe veprimtarëve të saj sikurse edhe të shumë të ftuarve.

3 vjetorin e LRE e nderonte me pjesëbërjen e saj edhe znj. Ganimete Musliu, Deputete e PDK si edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Musliu e përshëndeti 3 vjetorin e LRE duke thumbuar edhe mosrakordimin e Qeverisë Rama dhe Qeverisë Kurti, ndërsa e ka nisur fjalën e saj me batutën: Se përderisa dy qeveritë tona nuk po arrijnë të bashkohen, së paku të bashkohemi ne partitë e Opozitës në Kosovë e Shqipëri.

3 vjetorin e LRE e përshëndeti edhe veprimtari i mirënjohur publik si edhe gazetari Leonard Olli, e gjithashtu edhe Kryetari i PEISH z. Rivelino Çuno.

Në fjalën e tij, Kryetari i LRE z. Arian Galdini, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim 10 ditor në SHBA, u shpreh se:

“LRE ka lindur si parti e djathtë dhe opozitare, e ne do të qëndrojmë të tillë vendosmërisht. Ne si LRE nuk jemi lëkundur asnjëherë në e për pozicionin dhe rolin tonë politik. Ne nuk jemi as parti pushteti, as parti deputeti dhe as parti kryetari. Jo. Ne jemi parti me mision. Nuk ekzistojmë për sukses, por ekzistojmë për qëllime të mëdha të një udhe të gjatë kulturimi dhe vetëdijësimi social. Nuk po rendim me turravrap për kompromise e marrëveshje suksesi. Po ecim me ngadalësinë e breshkës, me agjendën tonë, me planin tonë, me kohën tonë, aq sa kohë të duhet, sepse tek e fundit gjithçka e kemi lindur, e kemi mbajtur e ndërtuar me sakrificat tona, e nuk i detyrohemi askujt. Ne vetëmbahemi e nuk kemi asnjë nxitim e asnjë makth për sukses. Ndaj plani e misioni ynë varet vetëm nga ne. Nuk jemi të detyruar të rendim as për kompromise okulte, as për marrëveshje të papërshtatshme. Ne nuk jemi bashkë, sepse duam të çojmë dikë në Parlament apo ndokënd për Drejtori. Jo. Ne nuk jemi parti as për llokma e as për copa. Ne ekzistojmë e qëndrojmë sepse besojmë në idetë e parimet tona e nuk i shkëmbejmë e as tregëtojmë ato për asgjë. Nuk jemi apriori kundër aleancave, bashkëpunimeve apo koalicioneve. Përkundërazi ne jemi për një bashkim të madh opozitar, por jo bashkim si asimilim, as si rreshtim, por si tokrendje vlerore e parimore me nderim identitar për secilin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here