Sulmonte Berishën në FB, Gjykata zëvendëson avokatin e përzgjedhur por emrin e mbajnë të fshehur

0
383

SPAK dhe Gjykata e Posaçme duken disi të çorientuar. Diten e sotme ata i vendosen nje avokat z.Berisha, Artan Simoni, i cili rezultoi një ithtar i pushtetit dhe vetëm dy ditë më parë kishte sulmuar kryedemokratin ne rrjetin social.

Të gjendur në këtë situatë të paprecedentë për drejtësinë, sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, SPAK ka kërkuar që të ndryshohet avokati Simoni me një tjetër avokat tjetër kryesisht që do të zgjidhet nga gjykata prej listës që ka.

Por këtë herë kanë vendosur të fshehin emrin e avokatit të përzgjedhur, nga frika se mos ndoshta edhe ai është një tjetër ithtar i pushtetit, dhe do të ju duhej ta ndryshonin sërish.

‘Njoftim

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi  avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet.

Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am’, thuhej në njoftimin e gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here