Mallakastër, rrufeja godet transformatorin, fshati 6 ditë pa energji

0
190

Banoret e fshatit Rripan në Mallakastër, kanë 6 ditë pa energji elektrike pasi rrufeja ka goditur transformatorin e tensionit të lartë dhe e ka djegur atë.

Një përfaqësi e OSHE ka shkuar në vendngjarje për të bërë vlerësimin e dëmit dhe pasi kanë bërë verifikimet janë larguar.

Që prej asaj ditë asnjë përfaqësues nga Operatori nuk është shfaqur më në zonë.

Banoret ankohen per mungesë vëmendjeje nga strukturat shtetërore, jo vetëm për këtë rast, por edhe në lidhje me probleme të tjera, pasi siç pohojnë ata ka pasur raste që kanë mbetur deri në 5 muaj pa ujë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here