Firmoset marrëveshja me vlerë 35 milionë dollarë me SHBA/ Osmani: Luftojmë korrupsionin !

0
74

Kosova dhe USAID firmosën një marrëveshje me vlerë 35 milionë dollarë. Ujdia do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, konfirmuan nënshkruesit, presidentja Vjosa Osmani dhe zyrtarja e misionit amerikan, Kerry Managhan Hogler.

Për kryetaren e shtetit, dhënia e këtij granti është dëshmi e mbështetjes së palëkundur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët tanë, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale. Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca. Duke nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, tha Osmani.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se firmosja e kësaj marrëveshjeje, konfirmon partneritetin afatgjatë e të qëndrueshëm të SHBA me Kosovën.

“Ky fond shtesë do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet europiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomik dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe të zhvillimit të institucioneve demokratike”, u shpreh Hovenier.

Ai nënvizoi më tej se që nga vitit 1999, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në ndihmë të Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here