Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e atentatit në Vlorë. Del foto e Shpati Lenës, priste të bëhej baba

Sot janë përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e atentatit të të djeshëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

 

Lidhja e ngushtë miqësore e dy familjeve të të nderëve u pa dhe në ceremoninë e sotme ku trupat e dy të rinjve dolën në të njëjtën kohë nga shtëpia dhe siç duket dhe nga pamjet e siguruara eksluzivisht për  News24 dhe BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, u vendosën në dy automjete varrimi  që udhëtonin paralel me njëra tjetrën ku edhe në varreza do të prehen pranë njëri tjetrit.

Në nekrologji fotografi është vendosur vetëm për Shpati Lenën ndërsa ajo e Hakim Lenës ka qenë pa fotografi.

Ndërkohë që kortezhi është shoqëruar edhe nga policia.

HETIMET

Shpati Lena duket se ka qenë dhe objektivi kryesor i atentatorëve ditën e djeshme dhe është pritur momenti që të goditeshin të dyja palët.

Pasi u përjashtua nga akuza e gjyqësorit si bashkëpuntor në krim, Shpati Lena kishte vizituar dhe dy herë të tjera shokun e tij të ngushtë, Ermal Xhezo i cili po kryen dënimin në burgun e Lushnjes 15 vite për vrasje  e biznesmenit.

Ermali gjithmonë vizitat i ka patur të caktuara ditën e enjte dhe dita e djeshme ishte caktuar për ta vizituar në burg nga i vëllai dhe Shpati i cili për të ishte më shumë se vëlla.

Ata kishin për ti çuar veshje dhe ushqime.

 

Hakimi nuk ruhej kurrë dhe punonte në një biznes familjar.

 

Ai që ruhej ishte Shpati Lena ku kohët e fundit lëvizte shumicën e kohës me një Audi A8 të Blinduar. Shpati i cili ditën e djeshme mbushte 38 vjeç, priste të bëhej baba për herë të tretë ndërsa frika e një hakmarrje ,ishte e dukshme dhe në rrethimin e banesës me kamera sigurie në çdo cep po ashtu edhe në lagje.

 

Kjo ishte ndoshta dhe arsyeja që atentatorët e kanë realizuar atentatit në rrugë.

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për të marrë në pyetje  por deri tani nuk ka asnjë emër të arrestuar të dyshuar di autor të ngjarjes.

 

Gjithashtu janë mbledhur kamerat e sigurisë të 12 bizneseve në hyrje dhe dalje të rrugëve ku mendohet se kanë hyre dhe dalë autorët por përveç faktit që automjeti ka qenë me xhama të zinj, autorët kanë qenë dhe të maskuar.

 

Ngjarja mendohet se është kryer nga profesionist, gjë e cila lidhet me faktin e precizionit dhe shpejtësisë së kryerjes së krimit.

 

Pista kryesore e hetimit ngelet hakmarrja por nuk përjashtohen edhe di pistat e tjera ,ajo e trafikut të lëndëve narkotike si dhe konflikte të kohëve të fundit.

 

 

 

 

 

 

Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e atentatit në Vlorë. Del foto e Shpati Lenës, priste të bëhej baba

Meta: Partia e Lirisë mbështet dialogun dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko