Alizoti: Rikthimi i Bashës, i turpshëm. Në politikë e ka mbajtur Berisha !

0
173

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka deklaruar se në kushtet ku ndodhet momentalisht opozita e ka të pamundur që të vijë në pushtet.

Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Alizoti ka folur edhe në lidhje me rikthimin në skenën politike të ish- kreut të PD Lulzim Basha.

Ai u shpreh se një akt i tillë nuk ka logjikë politike, por se shtoi se beson që me “mënyra hileqare” ai do të arrijë të jetë sërish në krye të PD.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Pas zgjedhjeve patëm rishfaqje të ish kreut të PD Basha. Si e patë këtë rikthim të tij?

Tomor Alizoti: Dalja në skenë e një njeriu që nuk ka prodhuar gjë gjatë karrierës së tij, e priti që të arrinte partia e tij një rezultat e të vijë tani si shpëtimtar…
Zoti Basha është totalisht produkt i Berishës, nuk ka bërë një minuta në jetën e tij jetë partiake. Erdhi e u bë ministër.

Nisida Tufa: Mund të sjelli diçka të re ai?

Tomor Alizoti: Bashën e ka mbajtur në politikë vetëm Sali Berisha.
Në sytë e mi Basha nuk është politikan. Riardhja në këtë skenë është e turpshme. Njeriu duhet të ketë një lloj karakteri dhe kufiri tek vetja.

Po të shihni edhe mbledhje në PD. Të fusësh njerëz në një mbledhje, kjo është fyese për të gjithë, qofshin demokratë apo jo. Të fyhen deputetët se përse mendojnë ndryshe? Basha kërkon të rikthehet me metodat e tij hileqare e të marrë dyqanin e tij. Unë mendoj që do ja arrijë.

Nisida Tufa: Mbështesni sprapsjen e Berishës?

Tomor Alizoti: Mbështes çdo opozitar që ka një aksion politik për të kundërshtuar pushtetin. Berisha ka ende aksion politik. Berisha duke i pasur të gjithë kundër solli një rezultat që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm. Pra ai ka aksion politike por jo mjaftueshëm.
Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare.
Ky grupim është aksioni më i madh i opozitës shqiptare.
Beteja Basha-Berisha nuk sjell asgjë të mirë për opozitën.

Nisida Tufa: Keni folur për krijimin e një konfederate të opozitës.

Tomor Alizoti: Krijimi i konfederatës, sjell që të gjithë ta që mendojnë ndryshe nga Berisha e Basha te bëjnë opozitë përballë pushtetit.

Nisida Tufa: Berisha ka deklaruar se mund të ulet me çdo deputet të PD veç Bashës e Alibeajt

Tomor Alizoti: Demokratët i kanë dhënë kësaj force koha nga koha e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here