Superkupa e Italisë/ Zyrtarizimi në orët e ardhshme, ja kur do të luhet Inter-Juventus

0
103

Superkupa e Italisë, Inter-Juventus do të luhet më 5 janar 2022 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Bie poshtë mundësia e zhvillimit të finales së Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite, teksa Liga e Serisë A ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në Milano.

Këtë lajm e ka bërë publike e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku raportojnë se Liga e Serisë A ka vendosur që të braktisë Rijadin ku me shumë mundësi në Arabi do të zhvillohet finalja e 2022-2023 duke parë kontratën e nënshkruar.

Mungon vetëm zyrtarizimi, ku pritet të vijë në orët e ardhshme.

Në kalendarin e Serisë A me shumë mundësi do të shtyhen dy ndeshje të javës së 20-të të cilat ishin programuar për tu zhvilluar më 6 janar, Bolonja-Inter dhe Juventus-Napoli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here