Fitoi primaret, flet Elton Bano: Fitorja jonë në bashkinë e Lushnjes është e padiskutueshme

0
167

Elton Bano do të jetë kandidatii i demokratëve për kreun e bashkisë së Lushnjës në zgjedhjet e 6 marsit.

Bano rezultoi të ishte më i votuari ndër kandidatët e tjerë gjatë primareve që u zhvilluan sot nga dega lokale e PD.

Bano u shpreh për SYRI TV se këtë besim të dhënë nga demokratët, do ta kthente në fitore të padiskutueshme në datën 6 mars ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kreun e bashkisë Lushnjë, Elton Bano:

“Procesi në vetvete ishte i mrekullueshëm. Pjesëmarrja siç e patë ishte masive dhe tregoi interesin e demokratëve për këtë proces. Vota e tyre është një angazhim i madh për mua duke shkuar në një fitore të padiskutueshme në datën 6 mars. I ftoj të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët Lushnjarë të bëhemi bashkë dhe t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës tonë”.

Në Lushnje sot votuan 1056 anëtarë nga 1920 që ka e gjithë dega.

Në përfundim të votimit Elton Bano arriti të marrë 671 vota, Arben Zaimi 240, Aurion Iljazi 49, Indrit Qerimi 92, tre vota ishin të pavlefshme dhe një abstenim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here