Protestues të shumtë janë nisur nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte për t’iu bashkuar protestës së Opozitës para Parlamentit shkruan .
Kreu i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.
“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie- theksoi Isai- mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar”.
Ndërkohë që pjesëmarrje masive kanë raportuar edhe degët e PD të rretheve Gramsh, Peqin e Librazhd.