Berisha ironizon rikthimin e Bashës: E kanë veshur me kaki si Zelenski

0
171

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në jetën politike të vendit. Në një intervistë në emisionin “Open” në News 24, Berisha ironizoi rikthimin e tij duke thënë se lexon ato që nxjerr zyra e shtypit të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij e kanë marketuar “duke e veshur si Zelensky”, presidenti i Ukrainës

Sipas tij, Basha nuk ka “punë me të”, pasi ky i fundit komandohet dhe merr urdhra nga Edi Rama.Është veshur si Zelensky, atë e marketon Endri Fuga. Vajti i bleu bluzë kaki. Ai lexon ato që i jep zyra e Fugës. Atë e komandon Rama, nuk ka punë me mua ai. Dil i thotë Fuga, thuaj që jam si Zelensky dhe del ai. Nuk kisha parti në këto zgjedhje. Një proces ishin primaret, por nuk kisha as emrin, as partinë, as vulën, etj. Shitja e zgjedhjeve ka qenë se Edi Rama bleu mandatet dhe ai nuk luftoi.Do ketë një lëvizje të fuqishme popullore për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kjo do ndodhë pa diskutim. Demokratët do na ndjekin se janë njerëz idealistë. Në kushtet më të veçanta u mblodhën mbi 500 mijë idealistë. Ekzistojnë gjysmë milionë idealistë të gatshëm të sakrifikojnë për votën”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here