Protestat kundër ushtrimit e detyrës së kryekomunarëve të rinj, në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, vazhdojnë edhe sot. Për të pestën ditë me radhë, protestuesit serbë janë mbledhur para komunës së Zveçanit dhe kanë nisur të nënshkruajnë në listën e pjesëmarrësve në tubim
Tensionet kanë përcjellë protestat që së fundmi janë zëvendësuar me fyerje e provokime. Ndërkaq kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar reflektim dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në veri të Kosovës. Ata kanë vë në presion diplomatik Kosovën për të shtensionuar situatën.Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:
- Zgjedhje të reja, të menjëhershme.
- Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to.
- Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.