Luizi, “të dielën u martova, të hënën te rilindja shkova”

0
108

Në komunizëm ka pasur një shprehje të cilën më pas shkodranët e shfrytëzuan si një burim të pashtershëm barcoletash: “Të dielën u martova, të hënën në punë shkova”. Të njëjtën devizë regjimi i ri po e përdor ndaj Luizit të Big Brother të cilin nuk po e lë të shijojë as muajin e tij të mjaltit me Kiarën. Ende pa dalë nga shtëpia e vëllait të madh, Erion Veliaj e përdori për fushatë duke u bërë kurorëzuesi live i martesës së çiftit, një javë përpara se të votohej për bashkinë e kryeqytetit

Këtu u krijua paradoksi i parë: njeriu që po po vinte unazën në gisht në Tiranë, gjendjen civile e kishte në Shkodër dhe do të votonte aty për rilindjen. Pra Luiz Ejlli ishte planifikuar të përdorej njëkohësisht si trofe elektorale në dy qytete.

Kështu ndodhi realisht. Sapo u çlirua nga shtëpia ku hyri si beqar dhe doli çift, fituesi i BB u katapultua në fushatën e qytetit verior. Ai shkoi në fushatë në takim me të rinj një Shkodër nga u shpërnda një video dhe një foto ku Luizi mbështeste Benet Becin.Lart e më lart. Është njeri i mirë, më besoni se dhe juve do t’ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka” tha ai në mitingun e rilindjes. Në instagramin e tij të super populluar, i njohuri si fans i Berishës, botoi edhe një foto përkrah kandidatit socialist

Sikurse ka rrëfyer vetë këngëtari nuk shpëtoi dot nga angazhimet me PS as ditën e zgjedhjevje në 14 maj. Ai ndodhej për një koncert në Gjakovë por u desh të vinte të votonte pro pushtetit. “Të shtunën isha për koncert deri në 3 30 të mëngjesit- ka rrëfyer vetë ai-. Deri në orën 5 00 zgjati seanca e fotove. Pastaj u nisa urgjent për në Shkodër. Erdha votova këtu dhe menjëherë mora makinën se të dielën kish sërish koncert në Gjakovë’.  Nuk kaluan as pak ditë nga mbyllja e zgjedhjeve dhe fituesin e Big Brother e njoftojnë se i duhet Edi Ramës për të regjistruar podcastin e përjavshëm së bashku me kryebashkiakun e sapozgjeddhur Benet Beci. “Kisha një angazhim tjetër por e anullova-tregoi ai gjatë bisedës me kryeministrin-. Dhe kur më pyeti ai që më priste i thashë: më beso se kam një gjë shumë më të rëndësishme”.

Përmbysja e Shkodrës e rrëfyer përmes 

Natyrisht aty nuk qe ftuar për qokë, por për të përsëritur  mesazhin e parapërgatitur nga makineria propagandistike. Kush e ka dëgjuar bisedën e Ramës në turin e falenderimeve në Shkodër, në teatrin Migjeni, refreni i i fjalimit të tij ishte se qytetarët këtë herë nuk votuan me zemërn që e kanë nga PD-ja por me arsye dhe me mendje se PS do bëjë më mirë për qytetin. Pikërisht të njëjtën frazë të mësuar përmendësh përsërit edhe Luizi me gojën e tij, si diçka që i del spontanisht. Ky qe dhe titurlli që i vunë raportimit të podcastit mediat e rilindjes.

Kur mbaroi Big Brothër, çiftit të sapomartuar iu tha se i kishin dhuruar pushime për në Antalia, Bodrum apo edhe Maldive. Deri tani Luizi është parë vetëm në aktivitetet e rilindjes. Dhe e bukura është se Rama e mbylli bisedën mes tyre me një fjali shumë ironike: “tani jetë të lumtur me bashkëshorten”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here