Skandali në Durrës, denoncon FMTK: Punëtorët e komunales bëjnë arkeologun

0
169

Frumi për Mbrojtjen e Trashigimnisë Kulturore denoncon një rast në qytetit e Durrësit ku punonjësit e bashkisë po kryejnë punime mbi disa rrënoja antike, sikur ata të ishin arkeologët dhe pa asnjë mjet specifikt që duket për këto raste.

“U tha që arkeologët kishin ndaluar punimet e firmës private dhe po shqyrtonin zbulimet antike në Durrës, por duket se situatën e ka marrë në dorë vetë Bashkia. Të vetmit që po punonin me kazma e lopata pranë murit mesjetar dhe topit të zbuluar ishin punonjësit e Ndërmarrjës së Shërbimeve Komunale të Bashkisë (uniformat e punonjësve mbajnë mbishkrimin NSHK Durrës). Ku janë arkeologët këtu, proceset e gërmimit konservues. Apo hajde ta mbarojmë sa më parë këtë punë se vjen qershori.

Nuk paska qënë rastësi edhe vonesa e bashkisë për të lidhur kontratën e monitorimit me Institutin e Arkeologjisë dy muaj pas nisjes së punimeve, në një kohë që pjesa më e madhe e gërmimeve ishin kryer”,  shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashigimnisë Kulturore teksa publikon dhe fotot në faqen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here