“Lindin trinjakët” e veçantë (Video)

0
269

Këto bebe që do shikoni në këtë video janë ndryshe nga të tjerat. Ato duken sikur kanë dalë nga filmi i njohur “Avatar”, i regjisorit James Cameron.

Ato sigurisht që nuk janë të vërteta dhe videoja është publikuar nga Instagrami i kompanisë që i ka prodhuar. Kukullat e quajtua Na’vi i kanë bërë të gjithë konfuzë sepse duken pothuajse reale.

Një nga prodhueset e kukullave, në video i shtrëngon gojën njërës prej tyre duke treguar se sa të vërteta duken.

Në video, gruaja tregon dhe bishtat e kukullave, ku në film ishin çelësi për komunikimin ndërmjet specieve dhe ndryshonin ngjyrë për të treguar gjendjet e humorit të tyre.

Kukullat janë prodhuar nga kompania spanjolle Babyclon, e cila krijon bebe silikoni dhe çmimi i njërës prej tyre shkon në rreth 800 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here