Goditën me çekiç një 41-vjeçar në Krujë/ Arrestohet i riu, në kërkim vëllai

0
96

Dy vëllezër dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta një person tjetër në Krujë.

Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve është kapur në flagrancë, kurse tjetri është shpallur në kërkim.

Personi, i cili u qëllua me çekiç, është transportuar në spital dhe po mbahet nën kujdes të mjekëve.

NJOFTIMI:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Krujë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta. Goditën me send të fortë (çekiç), një shtetas, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here