Shqipëria, pjesë e vendimmarrjes në NATO/ Mediu: Siguria dhe stabiliteti është i lidhur me standardet demokratike…

0
73

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në cilësinë e drejtuesit të Qendrës për Sigurinë në Evropën Juglindore zhvilloi një konferencë me temë “NATO dhe Kërcënimet në Ballkan”.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është fitorja më e madhe në historinë shqiptare pas pavarësisë.

“Në NATO, Shqipëria është pjesë e vendimmarrjes si anëtarë e barabarte me vendet te fuqishme te Aleancës se Atlantikut te Veriut. Ky anëtarësim duhet kapitalizuar në shërbim të vendit, interesit tone kombëtar dhe shqiptareve ne rajon.

NATO për Shqipërinë merr një rendësi të veçantë duke konsideruar rritjen e agresivitetit të Rusisë në rajon me prezence ushtarake, inteligjence dhe mediatike. Siguria dhe stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur me standardet demokratike dhe pa këto standarde ne nuk mund të bëhemi pjese e BE”, tha Mediu.

I ftuar në këtë konference ishte Gjeneral Major Robert Wheeler pjese e stafit te Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes 2011-2016 Hagel dhe Carter. Në fjalën e tij gjenerali tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte rezultat i një pune të shkëlqyer të qeverise shqiptare ne vitet 2005-2009.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe ish Ministrat e Jashtëm Besnik Mustafaj, z Paskal Milo, z Arjan Starova, deputete si dhe ish ushtarak te larte ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te rinj e te reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here