“O Lul o plehrë”, para pesë mijë delegatëve në Air Albania, shfaqet dokumentari i PD-së

0
191

Një dokumentar për rrugëtimin e Partisë Demokratike u shfaq në Air Albania ku po zhvillohet Kuvendi i PD-së .

Përveç themelimit, arritjeve të Partisë Demokratike si liberalizimi i vizave dhe futja në NATO, në dokumentar ishin përfshirë edhe një seri deklaratash ku Basha ka dalë bllof, që nga përbetimet në “çadër” që u pasuan me marrëveshjen Rama-Basha, tek përbetimet që nuk do të lejohej futja e Fatmir Xhafajt në zyrë, tek bllokimi i zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, tek humbja e 2021 e deri te vendimi për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Por ajo që ra në sy ishte një nga momentet më të rënda për Lulzim Bashën në krye të PD-së, momenti kur ai del nga selia e PD-së dhe militantët nisin ta shajnë me fjalë banale. “O Lul o plehrë” buçitën altoparlantët gjigandë të vendosur në stadiumin Air Albania ku mijëra delegatë janë ulur të ndjekin punimet e Kuvendit.

“O Lul o plehrë”, para pesë mijë delegatëve

“O Lul o plehrë”, para pesë mijë delegatëve

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here