Qeveria hap rrugë për karburante cilësore, do të dijë ta zbatojë Vendimin METE?

0
124

Ervin Kaduku

 

keshilliNjë vendim i Këshillit të Ministrave i datës 13 mars për miratimin e koncensionit për markimin dhe monitorimin e karburanteve i hap rrugën zhdukjes së kontrabandës dhe evazionit fiskal në këtë treg

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Miratimin e kontratёs së koncesionit për shёrbimin e markimit dhe monitorimit tё karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G., sipas tekstit dhe shtojcave që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, deri tani, ka qenë përgjegjëse për një situatë skandaloze në drejtim të cilësisë së karburantit që përdoret në treg. Dhe, të mendosh që në këtë segment të tregut nuk mungojnë as institucionet dhe fonde buxhetore përkatëse! Por, më në fund, një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 13 mars për miratimin e koncensionit për markimin dhe monitorimin e karburanteve i hap rrugën zhdukjes së kontrabandës dhe evazionit fiskal në këtë treg. “Tymi i bardhë” qe doli nga selia e qeverise më 13 mars, mbas negociatash shumë komplekse me të gjithë aktorët e tregut, vendos tashmë një standard të ri në sektorin e karburanteve. Mbas më shumë se 2 vitesh përpjekje, të gjithë aktorët e tregut do të jenë të barabartë përpara ligjit dhe nuk do të ketë trajtime preferenciale, shkruan në një editorial të tij të këtyre ditëve portali energjia.al. Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Çmimet

Me vetëm 0.6 lekë/litër ose 0.3% e çmimit (pra nga 189 lekë në 189.6 lekë/lit) tregu i karburanteve do të jetë 100% i kontrolluar nga kompania e specializuar për këtë qëllim. Me një saktësi prej 99.99 përqindësh, ministria e Financave do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë rekord shkelësit e ligjit, të cilët tregtojnë karburant të pamarkuar. Përfitimet nga markimi janë të jashtëzakonshme: ulje drastike e kontrabandës dhe evazionit fiskal, formalizim total i tregut dhe rritje e të ardhurave prej dhjetëra milionë dollarësh në vit. Arsyeja kryesore për markimin e karburanteve është kontrolli i sasisë, duke markuar produktin që në import ose në momentin e daljes nga rafineria. Duke kontrolluar sasinë, indirekt përcaktohet dhe cilësia e naftës. Nëse produkti i hedhur në treg për konsum nuk do të ketë sasinë e markerit (shënjuesit), atëhere do të thotë që produkti është tjetërsuar, pra përzier me produkt të pamarkuar. Në këtë rast, kemi të bëjmë me kontrabandë ose evazion fiskal, i cili dënohet fuqishëm nga kuadri ligjor në fuqi. Ajo që ngatërrohet pa (me) dashje është barazimi i markimit me ngjyrimin. Ndërkohë që ngjyrimi është një proces që mund të zbatohet nga kushdo me kosto minimale, markimi realizohet vetëm nga shumë pak shoqëri në botë. Markeri (shënjuesi) është një produkt mjaft i shtrenjtë, duke patur parasysh se është i paimitueshëm, transparent, bashkohet me molekulat e naftës dhe nuk gjurmohet me sy të lirë, por vetëm me paisje speciale. Ajo që kërkohet tashmë nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pas këtij akti shumë të favorshëm për konsumatorin dhe shtetin, që iu vu në dispozicion nga qeveria, është fillimi imediat i zbatimit të koncensionit, me përfitues konsumatorin final, i cili do të marrë tanimë karburante shumë cilësore dhe me standarde të larta europiane. Nuk mund të thuhet se deri tani ky dikaster ka qenë në lartësinë e duhur.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency