Skandal/ Po filmonte, antarët e PS i marrin me forcë telefonin Malltezit dhe i fshijnë videot

0
151

Një incident është shënuar në Spitallë të Durrësit!  Panorama.al raporton se Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është konfliktuar me anëtarët e Partisë Socialiste.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën “Naim Babameto” në Spitallë, ku fillimisht në disa media u raportua se kishte patur dhe konfrontime fizike.

I kontaktuar nga Panorama.al Malltezi ka sqaruar se nuk behët fjalë për goditje, gjatë konfliktit verbal me anëtarët e PS, keta të fundit i kishin marre telefonin.

“Nuk behet fjalë për goditje, por më morën telefonin dhe me fshinë videot”, ka thënë Malltezi për Panorama.al.

Sipas Malltezit këtë qendër votimi kishte shumë anëtar të PS-së, ndërkohë nuk kishte punonjës policie.

Dhëndri i Sali Berishës ka shpjeguar se kishte nisur të filmonte me telefon, pasi anëtarët e PS nuk dilnin nga qendra e votimit dhe me pas një prej atyre qe ishin aty i kishin marre telefonin dhe i kishin fshirë videon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here