Berisha: Tirana si Palermo ku dominon mafia, tejkalon Ndraghetën

0
139

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 28-vjeçare u dhunua barbarisht nga partneri i saj për nje javë rrjesht. Përmes jë deklaratë për mediat, Berisha tha se Tirana është kthyer si Palermo, ku sundon mafia.

“Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.
Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.
U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.
Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.
Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.
Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.
Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to” – tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here