22 vite pa aktorin e madh Pandi Raidhi, kolosi i skenës që iu dha “me mish e shpirt” roleve artistik

0
654

18 korriku shënon 22 përvjetorin e vdekjes së aktorit të madh, Pandi Raidhi.  Artisti i lindur më 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës iu dha “me mish e me shpirt” roleve të tij, të cilat e lartësuan figurën dhe emrin që ai la pas. Prej disa dekadash ai dha kontributin e shquar në kinematogfinë shqiptare, ku mes shumë rolesh spikati me debutimin në filmin “Tana” në vitin 1958.

Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar, ku roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët.

Aktori u nda nga jeta më 18 korrik 1999, duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh, të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin, duke i bërë ata të pavdekshme.

Emri i tij do të mbahet mend për dekada me radhë, ku do të kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here