Çpo ndodh brenda në Kryesi, Rama refuzon me forcë dy pika. LSI e PDIU mbështesin “McAllister”

0
258

rej orës 20.05 në kryesinë e Kuvendit ka nisur një takim me krerët e partive parlamentare i iniciuar nga Partia republikane dhe ajo Agrare Ambjentaliste. Të pranishëm janë edhe kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha. Nga burime brenda takimit, lapsi.al mësoi se kryeministri Rama nuk tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se me shumë vështirësi Rama mund të shkojë deri në 2 korrik, por jo më tej. Të njëjtin qëndrim kreu i qeverisë po mban edhe me disa pika të rëndësishme të paketës “McAllister plus”. Rama nuk pranon futjen në qeveri të 4 ministrave të propozuar nga opozita duke lëshuar vetëm 2 ministra pa portofol.

Një tjetër detaj jo pak i rëndësishëm që mësohet nga kjo tryezë është se Rama është lënë vetëm edhe nga aleatët e tij në qeveri, LSI dhe PDIU. Përfaqësuesit e këtyre dy partive, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi janë shprehur se mbështesin pa asnjë rezervë paketën “McAllister plus”./lapsi.al/  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here