Lum akuzash ndaj policisë për Kacifasin. Eleni një sërë deklaratash të forta për vdekjen e 35 vjeçarit

0
34

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka ardhur për një vizitë në shtëpinë e Konstandinos Kacifas eurodeputetja greke Eleni Theocharous, e cila ka lëshuar një sërë deklaratash të forta për vdekjen e 35 vjeçarit nga duart e forcave speciale RENEA.

Pasi takoi familjarët e Kacifas, eurodeputetja që bën pjesë në grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve në Parlamentin Evropian, ka folur për vrasje dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Theocharous është shprehur se kemi të bëjmë me një vrasje, duke lënë të nënkuptojë se reagimi i RENEA-s në gjykimin e saj ka qenë i gabuari.

“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut”, theksoi eurodeputetja.

35-vjeçari u ekzekutua të dielën e kaluar pasi nuk pranoi të dorëzohej, pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here