Kreu i ri i SPAK, përplasje e re Rama-Kim/ Ambasadorja: Jo ndikim nga ata që manipulojnë hetimet. Kryeministri: Nuk e zgjedh ambasada

0
166

Thellohet përplasja publike mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, për çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësi.

Ishte kryeministri Rama i cili konfirmoi të martën para gazetareve qëndrimin për njoftimin e pazakontë të ministrisë së jashtme me 8 dhjetor, se për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka nisur procedura e zëvendësimit.

Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne… Njoftimi vetëm për këtë rast, sepse Amerikën e kemi të veçantë, nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët”, tha Rama.

Pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, vetë ambasadorja Kim reagoi fillimisht në një dalje publike gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke deklaruar se qëndrimi i saj në Shqipëri do të jetë më i gjatë se mandati i saj 3-vjeçar. Ndërkohë që kërkoi që vendimet e institucioneve të Drejtësisë nuk duhet të çojnë në një kthim në të shkuarën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here