U kapën me 4 ton drogë duke e transportuar me Jaht, ja kush janë 3 shqiptarët (FOTO)

0
171

Mediat italiane kanë publikuar fotot e trafikantëve shqiptarë që u kapën mëngjesin e djeshëm me 4 ton kanabis që po transportoheshin me jaht. Ata janë me iniciale M.F 54 vjeç, V.E 28 vjeç dhe M.E 26 vjeç.

Tre shqiptarët ishin në bordin e jahtit me flamur amerikan që po transportonte 4 ton kanabis. Hetuesit italianë thonë se vlerë e drogës së sekuestruar është 100 milionë Euro. Gjithashtu po zhvillohen hetime për të identifikuar pronarin e jahtit.

Çdo pako me kanabis kishte nga një ngjyrë të ndryshme, thonë autoritetet italiane. Dyshohet se kjo metodë është përdorur për të dalluar dhe mos ngatërruar porositë për klientë të ndryshëm. Policia shqiptare tha dje se jahti me kanabis nuk kishte hyrë në ujërat territoriale shqiptare dhe mbetet mister origjina e vendit ku u ngarkua me drogë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here