Rama me ministrat e rinj, Vasili: Kryeministri nuk ndalon së gënjyeri për drogën, vegjeton dhe jeton me situatën kriminale

0
133

Pak pas mbledhjes së dytë informale që Rama mbajti në Velipojë me kabinetin e ri qeveritar vjen edhe reagimi i parë nga radhët e LSI.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në facebook, ironizon deklarat e sotme të kryeministrit lidhur me situatën e drogës në Shqipëri. Sipas Vasilit, kryeministri nuk lodhet duke gënjyer për këtë çeshtje dhe vë theksin edhe një herë tek skandali i publikuar një ditë më parë në media, lidhur me mosfunksionimin e radarëve.
STATUSI I PLOTË
Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën.
Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës.
Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!
Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë.
Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.
Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.
Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit.
Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here