Tani edhe këshilla Bashës/ Rama: Ja çfarë duhet të bëjë opozita këto 4 vite

0
144

Rama e ka nisur ditën e sotme duke ngrënë mëngjes e duke bashkëbiseduar më tre gazetarë, Sonilin e Ora News, Eldën e News 24 dhe Esionën e Report Tv.

Gjatë bisedës ai është shprehur edhe për opozitën e katër viteve të ardhshme. Rama është shprehur se është në interesin e Partisë Socialiste një opozitë si ajo e katër viteve të shkuara, edhe pse sipas tij, duhet një opozitë që nuk i referohet burimeve të forcës, por arsyes dhe programit.

“Ne na intereson një opozitë si ajo që u bë 4 vitet e shkuara, se është një varrim i vetvetës. Ne na duhet një opozitë që nuk i referohet burimeve të forcës, por i referohet arsyes dhe programit, në mënyrë që ta sfidojë qeverinë në një formë tjetër.” – tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here