Nga Jamarber Malltezi! Inceneratoret/ Veliaj kunder Ahmetajt

0
175

Këto ditë po shohim dorën e ngrohtë të lali lekut duke ia ngec tigrit. Afera e inceneratorëve nuk është vjedhje e MIJERA € për hotele. Kjo ishte e planifikuar si mega-afere për vjedhje qindra MILJONA € duke filluar qysh nga injorimi i strategjisë dhe planit të veprimit për mbetjet, shpalljen e dirigjuar dhe në njoftim të KLODERAVE të emergjencave mjedisore për plehrat në Elbasan e më pas edhe në qytetet e tjera, shpërfilljen e qëndrimit të APP që i njoftoi se procedura nuk është e ligjshme, kinse kalimin e 9 procedurave dhe 17 firmave nga institucione të ndryshme brenda ditës, dhënie bonusi 8 pikë për një kompani që nuk ekzistonte asokohe por që u krijua 8 muaj pasi mori bonusin, futjen e klauzolave të tipit “Pamundësia e ndërprerjes së kontratës edhe kur nuk plotëson pikat e kontratës”, etj. Të gjitha këto nuk i kish në dorë Ahmetaj por Rama dhe Agaçi!

Pastaj mega-afera me ‘Sharrën’ frikësoi edhe vetë tigrin që nuk e pranoi dhe e nxorrën nga skema se përfshinë lali lekun. Pa respektuar ligjin që duhej mbi 2 muaj tender ndërkombëtar, i firmosen Zotos 128 miljon € veç për ndërtimin e inceneratorit që ende nuk ka as themelet! Perveç kësaj landfilli publik iu bë ‘dhoro’ sekser-Zotos dhe po i paguajnë qysh prej 3 vitesh 29 € për ton ndërkohë që sipas vetë kontratës korruptive kjo pagesë do ishte për incenerim jo për depozitim në landfillin ekzistues!!! SPAK kos po ha.

Sekser-Zotos i dhanë edhe riciklimin e mbetjeve dhe policët bashkiakë ruajnë koshat e plehrave që mos i marrë njeri materialin riciklues sekserit të Rama-Veliajt

Sekser-Zotos i dhanë edhe monopolin e mbetjeve të ndërtimit!

Sekser-Zotos i dhanë edhe monopolin e depozitimit të dherave që nuk janë mbetje fare! Edhe nëse një kompani ndërtimi ka 2 kantiere dhe i duhet të heqë ca dhe nga kantieri 1 për ta çuar tek kantieri 2 nuk guxon ta bëje direkt se policët e ‘lali lekut’ e ruajnë që të paguajë 2 herë tek sekser-Zoto: një herë për depozitim dheu dhe një herë për marrje të dheut të vet ndofta pa shkarkuar fare kamionin!!!

Ish ministri Klosi u shkarkua se guxoi të jepte edhe disa licensa të tjera për depozitim dheu! Kush guxon të levizë monopolin e Rama-Veliajt?

Ahmetaj ishte kyç për aferën e inceneratorëve për Elbasanin dhe Fierin, por asnjë nga këto krimet e mësipërme nuk i bënte dot Ahmetaj! Këto janë krime direkte të Rama-Agaçit dhe për Tiranën të Veliajt!

Prandaj kur të na dalin kukullat e Soros në foto me Veliajn duke lavdëruar reformën në drejtësi, të paktën të kapim hundët me dorë. Era e qelbur e korrupsionit të inceneratorëve duket është bërë normale për mushkrit e atyre që vjedhin paratë e shqiptarëve. Por të paktën ti tregojmë me një gjest që nuk mundet të na marrin për budallenj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here