Berisha nga Shkodra: Kjo fatkeqësi natyrore është jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut!

0
97

Pas bashkëbisedimit me banorët në Kuç, Kryetari i PD Sali Berisha ka ndalur në Shkodër, ku do të mbajë një konferencë për shtyp lidhur me situatën e rëndë krijuar nga përmbytjet në vend. Konferencën e hapi Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, me një prezantim të situatës, “situatës së paprecedentë”, siç e cilësoi. “Bashkia e Shkodrës është gjendur pa as më voglin informacion përsa i përket përmbytjes, hapjes së portave të HEC-it” tha ai.

Spahia ia dha fjalën në vazhdim, z. Berisha.

Berisha: “Erdha sot pasi kamndjekur gjatë natës dhe dje pasdite me shqetësim, zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës dhe erdha për të shprehur solidaritetin tim më të thellë për të gjithë banorët e këtij qarku, për autoritet vendore, kryetarin e Bashkisë, kryepleqtë, përgjegjësit e njësive administrative për përpjekjet e tyre shumë të mëdha në kushte shumë të vështira.

Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka  jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut.”

Pse e them këtë?! Jua shpjegoj…

E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.

Sot, Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë.

Do të më falni. Po pse them unë është “dora e robit hajdut”?! Sepse një javë më parë, IGJEUM, institute shtetëror, i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve kryesorë, sinoptikën me përpikmëri të madhe duke informuar se do të ketë reshje të fuqishme në Alpe, reshje të jashtëzakonshme në Alpe dhe se duhet të merren masa. Por përveç Gjeoshkencës, do të më lejoni t’ua lexoj edhe se çfarë thotë Meteoweb i Italisë, pikërisht për Shqipërinë disa ditë më parë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here