Surprizon Elvana Gjata, të premten do të publikojë këngën e re…

0
150

Një lajm i mirë vjen për fansat e këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

Ka qenë vetë diva e muzikës që ka zbuluar rikthimin e shumëpritur të saj.

Përmes dy fotove të publikuara në Instagram, Elvana ka ndarë me të gjithë ndjekësit titullin e këngës “Çelu” dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë të përhershëm nga Andy Gramm deri te stilisti Valdrin Sahiti, që është njëherësh edhe miku i ngushtë i këngëtares.

E veshur me të bardha, Gjata ka bërë të ditur se kënga do të lançohet të premten dhe duket se do të jetë pjesë e një mini-albumi të saj.

Elvana nuk ka zbuluar të tjera detaje, por është e sigurtë që edhe këtë herë do të jetë një super hit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here