‘Hajdutët e Ramës dhe shesin dhe blejnë’, Vasili: Në 14 nëntor bënë tenderin për të blerë 42 mijë MWh. Në 19 nëntor…

0
95

Partia e Lirisë, ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend, ku për shkak të prurjeve të mëdha nga reshjet, Shkodra dhe Lezha po përmbyten. Në një dalje për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili sulmoi ashpër kryeministrin Rama, duke e cilësuar mashtrues dhe të korruptuar.
Po ashtu ai bëri disa pyetje, në lidhje me faktin se çfarë informacioni disponon KESH.

“Ka qenë i informuar për sasinë e reshjeve që do të kishte i gjithë Ballkani dhe që do të ishin të shtuara. Dinte gjithçka që do të ndodhte. Të gjitha vendet që kanë energji hidro, shuan prodhimin që basenet e tyre të uleshin që të mos kishte përmbytje, vazhduan prodhimin. Hajdutët e Shqipërisë nuk duruan dot, në datën 14 nëntor deri në 20 nëntor do të blinin dhe bënë tender për të blerë 42 mijë megawat orë. Pra në vend të prodhonin, blenë dhe ndodhi ajo që pritej, Prurjet që erdhën kishin ngarkesë të lartë. Dhe tani kujtohen të sheshin, në datën 19 nëntor dalin për të shitur,,. Në të njëjtën ditë hajdutët e Edi Ramës edhe shesin edhe blejnë. Nga 21 mijë megawat nuk u shitën dot më shumë se 16 mijë megawat dhe çfarë ndodh, u hodh në det. Pra hedhim paratë, milina në det dhe mbysim qytetarët në mënyrë të pamëshirshme. Por më e rëndë është ; ‘Rama ka frikë të thotë, për periudhën nga 26 nëntor dhe 4 dhjetor blejnë sërish 42 mijë megawat. Pra Kur kemi këtë situatë energjetike, përse blejnë këta dhe nuk administrojnë këtë prodhim të shtuar, pra 10 herë më pak se importi. Blejnë 10 fish më shtrenjtë për të vjedhura miliona. Drejtësia duhet të ishte që dje në këmbë, dokumentet janë aty,. Përballja sy më sy , ballë përballë pas një dite tragjike me përmbytjet në mbarë vendin,.”, tha më Vasili.

Të nderuar qytetarë, situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove.

Do t’u referohemi vetëm fakteve dhe dokumenteve të qeverisë për të treguar këtë korrupsion i cili mbrohet, mbështetet nga Edi Rama dhe drejtuesit e tij, të të gjitha niveleve.

Pyetja e parë:
1. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet europiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.

Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Duke njohur një situatë të tillë, të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.

Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.

Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.

Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve.

Pra, në vend që shqiptarët të furnizohen me energji nga hidrocentralët e tyre, energji e cila kushton 10 herë më pak sesa ajo që blen qeveria, ata janë të detyruar të përballen me korrupsionin dhe keqmenaxhimin kriminal të qeverisë e cila i vjedh, i përmbyt dhe i varfëron.

Ndaj çdo sekond, që Edi Rama qëndron në pushtet do të thotë një ditë shkatërrimi më shumë për vendin.

Ndërkohë që qindra milionë euro vidhen dhe grabiten me energjinë elektrike qeveria nuk ka para për pedagogët dhe studentët.

Ndaj përballja sy më sy dhe pa u zbrapsur me këtë qeveri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe familjet shqiptare të cilat zhyten në mjerim e detyrohen të largohen nga vendi vetëm për shkak të qeverisjes.

Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të gjithë në këmbë për të çuar prapa hekurave qeveritarët dhe administratorët më të korruptuar që ka parë historia e Shqipërisë të cilët po shkretojnë ekonominë e vendit dhe ekonominë e familjeve shqiptare me vjedhjen e pamëshirshme të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here