U prangos për inceneratorin, Arben Dervishaj mori 800 mln lekë nga Zoto. I del emri edhe tek instalacioni i Ramës

0
133

Biznesmeni Arben Dervishaj u arrestua këtë të mërkurë, nën dyshimet se kompania e tij, “Ave Consulting” ka kryer mbikëqyrje fiktive për punimet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Dervishaj është në listë së bashku me 10 persona të tjerë, për të cilët Prokuroria e Posaçme ka lëshuar së fundmi urdhër-arrestet.

“Syri Televizion” ka zbuluar se “Ave Consulting” ka përfituar një total prej rreth 800 milionë lekë të vjetra nga tre kompanitë koncesionare të Djegësave, “Albtek Energy”, “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” dhe ‘Integrated Energy BV”.

 

Shuma më e madhe është paguar nga koncesionari i Tiranës, në vlerë 620 milionë lekë të vjetra.

 

Kompania ‘Ave Consulting” e Arben Dervishaj shfaqet edhe në dokumentet e tenderit për ndërtimin e instilacionit prej druri në oborrin e kryeministrisë, me fond rreth 4 milionë euro.

 

Sipas dokumenteve të publikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili është ngarkuar nga qeveria për zhvillimin e procedurave për instilacionin prej druri, rezulton se shoqëria “Ave Consulting”, në cilësinë e projektuesit, ka porositur ekspertizës gjeologjike për terrenin ku gjendet godina e kryeministrisë.

 

Tenderi 4 milionë euro është pezulluar përkohësisht, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit deklaron se po shqyrton dokumentet teknikë të kompanive pjesëmarrëse në procedurë.

 

Shoqëria “Ave Consulting” ishte përzgjedhur nga grupi i kompanive të inceneratorëve për të kryer mbikëqyrjen e punimeve.

 

Sipas dokumenteve të bëra publike më herët, “Ave Consulting” ka deklaruar se ecuria e punimeve është kryer sipas kontratave koncesionare.

 

Por, në fakt, asnjë prej tre inceneratorëve nuk është në funksion aktualisht.

 

Inceneratori i Elbasanit është ndërtuar, por është jashtë funksionit. Ndërkohë që inceneratorët në Fier dhe Tiranë ende nuk janë përfunduar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here