Deputeti socialist, Ben Blushi në fjalën e mbajtur dje në Kuvend hoqi një paralele mes 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit 2011. Ai kujtoi se në të dy raste si në mazhorancë dhe në opozitë, Partia Demokratike zgjodhi t’i zgjidhjet çështjet me armë pasi sipas tij PD vepron me Kanun. “Nuk jam i vetmi që jam shokuar nga ato që kam dëgjuar për 21 Janarin. Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë. Në 20 vjet kam qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna. Një herë më 14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011. Në të dy rastet armët i kishit ju. Unë u pyes sot ca ishte 14 shtatori? A ishte grusht shteti? Me kë jeni ju me 14 Shtatorin apo 21 Janarin? Thoni që më 21 Janar ju sulmuan, po më 14 shtator kush sulmoi? Në të dy rastet jeni në krahun e gabuar, si në opozitë dhe në pushtet. Kjo është zgjidhja juaj historikisht. Sa herë vjen puna për të ndarë diçka ju jeni në krahun e armës. E dini pse? Sepse i shkoni Kanunit! Duke mos pranuar që keni vrarë Aleksin, Ziverin, Hekuranin dhe Faikun, në fakt i keni vrarë dyfish dhe dëmi që keni bërë është më i madh. Keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri, nëse proteston kundër Qeverisë edhe mund të vritesh. Ju shkurtuat listën e njerëzve që mund të reagojnë kundër Qeverisë”, deklaroi Blushi. Por nga ana tjetër deputeti socialist theksoi se edhe nëse sot do ishin gjkallë katër protestuesit e vrarë ato sërish do mudn të ishin në protestës pasi gjendja sipas tij nuk ka pësuar përmirësime. “E ka menduar njeri prej jush se çfarë do bënin këta 4 burra sikur të ishin gjallë sot? Unë them se do të kishin arsye prap ata që të dilnin në protestë sepse megjithëse u vranë arsyet për të protestuar nuk kanë mbaruar. Sot ata nuk munden sepse i vratë. Mund të kishin arsye të dilnin varfërisë dhe papunësisë, mund të kishin arsye të dilnin kundër ligjit të arsimit të lartë, që mbase nuk mbron më interesat e fëmijëve të tyre sepse janë të varfër ata, por nuk dalin dot më me studentët sepse janë vrarë”, tha ai. Më tej Blushi deklaroi se pa frikë 21 Janari mund të hyjë në historinë e fitores së çdo qeverie kundër popullit të vet. “Duke i vrarë më 21 Janar e kemi kthyer këtë ditë në një ditë aleate të çdo qeverie në Shqipëri. 21 Janari mund të shpallet si dita e fitores së çdo qeverie kundër popullit të vet”, pohoi deputeti socialist. Pas fjalës së Ben Blushit i cili bëri një paralele mes dy protestave asaj të 14 shtatorit 1998 dhe 21 janar 2011, kreu i grupit të PD, Edi Paloka theksoi ato ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. “Më 14 shtator njerëzit shpërthyen kundër qeverisjes pasi një ditë më parë atyre ju vra lideri dhe nuk patën askënd që t’i drejtonte kundër qeverisë, ashtu si Rama më 21 janar”-theksoi Paloka.