Nga Enver Bytyçi
Ne e kemi ndjekur filmin “Abdylhamiti II – Kryeqyteti”! Kemi parë se sa intriga thuren në diplomacinë botërore. Tradhti, kurthe, plane e kundërplane, projekte e kundërprojekte, skema sulmesh ushtarake deri në Dardanele dhe mekanizma interesante të dështimit të tyre, përplasje bandash që quheshn kryenngritës e skena të tjera të pafund! Armë të fshehura në anije dhe përplasje mediatike! Një ndeshje e madhe midis Fuqivë Europiane dhe Perandorisë Osmane të shekullit XIX e fillimit të shekullit XX!
Të gjitha skenat e serialit turk më erdhën në mendje kur mbrëmë Sali Berisha paralajmëroi publikimin e fakteve për korrupsionin e një ambasadori të rëndësishëm në Tiranë! M’u duk se në atë poltronin e Sulltan Abdylhamitit II ishte ulur kryetari i Partisë Demokratike dhe po përballej me një ambasador të korruptuar, i cili Sali Berishën e konsideron “të rrezikshëm”! Edhe Abdylhamitit i thoshin “Sulltani i kuq”, për t’ia veshë atij krimet e vrasjet, sidomos kundër hebrejve dhe armenëve! E njëjta skemë me Sali Berishën!
Por fatmirësisht koha e sotme ndryshon shumë nga koha e shekullit XIX! Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të botës së Perendimit sot janë vende demokratike e të hapura! Kanë një sistem ligjor të shtetit të së drejtës! Prandaj dhe me shumë gjasa intrigat që vijnë prej të korruptuarve duket se janë vepër personale e disa ambasadorëve që shërbejnë në Shqipëri. E vërteta është se në Shqipëri është shumë vështirë t’i rezistosh joshjes së qeverisë Rama dhe bashkisë Veliaj! Këta të dy, përveçse kanë resurse financiare më të mëdha se Gadafi i Libisë, si dhe eskortat e mishit të bardhë, janë gjithashtu mjeshtra të korruptimit e të korrupsionit!
Fillimisht të joshin me pak, me ndonjë “dhuratë”! Dhurata është në monedha, në objekte të çmuara, ose “në natyrë”! Më pas, sapo të shohin se diplomatit të porsa ardhur i pëlqen gjëja, ofrojnë më shumë! Derisa sa të shkojnë te valixhet dhe orgjitë! Njeriu i dobët i pranon këto si benefite që nuk i vijnë më në jetë! Dhe ka jo pak diplomatë, të cilët janë njerëz të dobët!
Aftësia e Edi Ramës dhe Erion Velisë për të korruptuar diplomatët dhe të huajt është spektakolare! Ata kërkojnë “një këshillë” dhe gjoja se morën atë që duan, paguajnë një milion euro për të! Kërkojnë një shërbim që në dukje është i parëndësishëm dhe paguajnë qimet e kokës, aq sa diplomati i korruptuar hap sytë se çfarë po ndodh! I gjendur në këtë ekstazë, këtyre diplomatëve u shterron truri! Pas kësaj bëhen të varur prej dy despotëve shqiptarë të Shqipërisë moderne! Diplomatët që vijnë nga vende me diplomaci pragmatike bien më shpejt në grackën korruptive të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj dhe Berisha ka mundur ta shfrytëzojë pakujdesinë e tyre! Tani ai ka shansin të shfaqet si një Abdylhamit II në Tiranë!